aleanca-boterore-e-doktoreve-deklarojne-se-koronavirusi-eshte-grip-sezonal,-thone-se-bartja-e-maskes-eshte-e-kote

Aleanca Botërore e Doktorëve deklarojnë se koronavirusi është grip sezonal, thonë se bartja e maskës është e kotë

E gjithë globi po vazhdojnë të përballen me pandeminë e koronavirusit.

Aleanca Botërore e Doktorëve (ABD) është duke zhvilluar një fushatë kundërshtuese ndaj të gjitha masave që bota ka ndërmarrë deri tash për ta luftuar pandeminë COVID-19.

Ky organizim, që përfshin mjekë nga e gjithë bota, e konteston edhe vetë ekzistencën e virusit të cilësuar si vdekjeprurës, njofton Klan Kosova.

Doktorët anëtarë të ABD-së thonë se ky është vetëm një grip sezonal për të cilin shërimi është i zakonshëm.

“E vërteta është se koronavirusi nuk është më i rrezikshëm sesa një grip sezonal, por politikanët dhe mediat kanë shpërndarë frikë, kanë shkelur të drejtat e njerëzve dhe kanë shkatërruar biznese”, thotë doktori David Kurten, deputet në Londër.

Sipas tyre, politikanët i kanë shkelur të drejtat e njerëzve dhe bizneseve përmes izolimit.

Një grup doktorësh amerikanë që i përkasin kësaj ideje dolën edhe në protestë për ta ngritur zërin kundër testimeve për koronavirusin dhe bartjes së maskës që e cilësuan të kotë.

“As edhe maska më e mirë nuk do t’iu mbrojë juve nga ky virus tepër i vogël, sepse ai depërton sikur një top golfi që kalon përmes një rrjete tenisi”, deklaroi Lea Maret.

Kjo aleancë doktorësh është në kundërshtim të plotë me një pjesë të ekspertëve që thonë se pandemia COVID-19 është e rrezikshme dhe thërrasin për kujdes të shtuar.

Nuk dihet nëse janë në një vijë, por edhe presidenti amerikan Donald Trump akuzoi mjekët se kanë përfituar financiarisht vetëm që të përhapin frikë tek njerëzit lidhur me virusin korona.

fifi-vishet-ne-minifund,-shfaqet-provokuese-ne-imazhin-e-fundit

Fifi vishet në minifund, shfaqet provokuese në imazhin e fundit

Ajo është një këngëtare tejet e dashur për publikun kosovar.

Është fjala për Filloreta Raçin, e njohur në publik si Fifi, përcjell ORAinfo.

Fifi është shumë e përfolur sidomos në kohën e fundit kur i është nënshtruar një diete që e bëri të humbë kilogramët e tepërt.

Pas dobësimit, Fifin e gjejmë shumë aktive me postime në rrjete sociale.

Sot, ajo ka postuar disa imazhe ku shfaqet e veshur në minifund.

E me këtë veshje, Fifi shfaqet më provokuese se kurrë./ORAinfo/

talenti-i-madh-i-gatshem-te-perfaqesoje-kosoven

Talenti i madh i gatshëm të përfaqësojë Kosovën

Bashkim Ajdini i gatshëm të përfaqësojë Kosovën.

Ftesën nga Kosova po e pret edhe një tjetër lojtar.

Bashkim Ajdini, lojtari që luan me skuadrën e Osnabruck, është shprehur i gatshëm të luajë për kombëtaren e Kosovës.

Mbrojtësi 27 vjeçar ka bërë të ditur se dëshira e tij është Kosova, bëjnë të ditur burime të ‘Sporti.info’.

Ajdini është i rregullt në skuadrën e Osnabruck dhe së fundmi ka pasur disa paraqitje mjaft të mira. Ai sot realizoi gol.

Mbetet të shihet nëse Ajdini do të pranojë ndonjë ftesë nga kombëtarja e Kosovës.

shifrat-alarmante-te-rasteve-me-koronavirus,-ministri-i-arsimit-ka-nje-kerkese-per-nxenesit-dhe-mesimdhenesit

Shifrat alarmante të rasteve me koronavirus, ministri i Arsimit ka një kërkesë për nxënësit dhe mësimdhënësit

Është përkeqësuar situata me koronavirus në Kosovë.

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, ka reaguar edhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i cili u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve që t’i respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga Minstria e Shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Likaj tha se të gjithë duhet të punojnë për parandalimin e COVID-19 në mënyrë që të mbahet mësimi nëpër shkolla.

“Rastet me COVID-19 po rriten përditë. Ju bëjmë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK. Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë)”, ka shkruar Likaj.

Kujtojmë se ditët e fundit, Kosova ka shënuar rritje sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për masat e reja për gastronominë dhe kufizimin e lëvizjeve për personat mbi 60 vjeç.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna.

nderron-jete-ish-drejtori-i-shendetesise-ne-vushtrri

Ndërron jetë ish-drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri

Ka vdekur ish-drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Safet Idrizi.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, i cili përmes një postimi në Facebook tha se Vushtrria sot humbi edhe një profesionist mjekësor.

“Pak ditë pas humbjes së zyrtarit Emin Ibishi, komuna jonë sot humbi edhe një profesionist mjekësor të urtë e korrekt, ish drejtorin e shëndetësisë, përgjegjësin aktual të shëndetit publik në QKMF, Dr.spec.Safet Idrizi! I prekur në shpirt nga kjo humbje shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen, miqët, kolegët dhe qytetin. Në tre vite mandat Dr. Safeti ofroj konstruktivitetin shembull të një profesionisti për ti përmisuar shërbimet shëndetësore, që pa dyshim se nuk harrohen”, ka shkruar Meholli.

degjohen-te-shtena-armesh-ne-prishtine

Dëgjohen të shtëna armësh në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Prishtinë.

Të shtëna armësh janë dëgjuar në kryeqytet pak minuta më parë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Afrim Vitija”.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, ndërkaq në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia dhe po merren me rastin.

krasniqi:-qendrim-gashin-e-kam-respektuar-per-shkak-te-dijes-qe-ka,-duhet-te-kerkoje-falje

Krasniqi: Qëndrim Gashin e kam respektuar për shkak të dijes që ka, duhet të kërkojë falje

Krasniqi ka kërkuar shkarkimin e ambasadorin e Qëndrim Gashit.

Hoxha Shefqet Krasniqi ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi. Thotë se ky i fundit ka fyer komunitetin myslimanë në Kosovë pasi ai në Paris përfaqëson shtetin e Kosovës.

“Qëndrim Gashi e ka prek çdo mysliman dhe myslimane në Kosovë. Qëndrim Gashi nuk e përfaqëson vetveten e vetë në Francë. Një Ambasadë është një mënishtet i huaj në një vend tjetër. Me thjeshtësu, është Kosova e vogël diku brenda në Paris andaj e përfaqëson kombin shqiptar me 97 për qind myslimanë me komunitetet tjera që s’janë shqiptarë. Nëse ka gabu, është ngut pse mos të kërkojë falje, pse mos të tërhiqet”, tha Krasniqi në emisionin “Personale’ në RTV Dukagjini.

Por ambasadori Gashi ka deklaruar se nuk tërhiqet nga veprimi i tij?

“Nuk është penduar sepse këta kanë faj që e kanë çu edhe që e durojnë dhe nuk e shkarkojnë sepse duhet me shkarkuar menjëherë, me i dhënë mend këtij dhe të tjerëve sepse ky i ka fyer myslimanët. Ky është treguar axhami, ky shkollë ka por fatkeqësisht mend s’skish boll, kulturë jo, respekt jo, e që e ka humb atë prestigj që e ka pasur te njerëzit”, shtoi ai.

“Unë kam qenë prej atyre që e kam respektuar për hatër të dijes që ka, gradës shkencore që ka sepse njerëzit e dijes duhet me i respektuar. Ama edhe ai duhet të respektojë vetën dhe të tjerët. Pse ke dije mos i çu hundët përpjetë, pse ke dije mos i shkel të tjerët se tani del mendjemadh, del kryerlartë dhe i lig para të tjerëve dhe i jep hije të keqe edhe diplomave që i ke marrë. Mbaje cilën fe të duash por respektoji të tjerët’, theksoi ai.

Sipas Krasniqit Gashi shkeli të drejtën e fjalës pasi bëri fyerje.

“Sjellja e tij është fëmijërore, e një axhamie që e thotë fjalën pa mëndu, pa mëndu dy herë. Nuk është liri e shprehjes kur na fyen”, theksoi ai.

thyhen-xhamat-e-autobuseve-ne-prishtine-per-festen-e-‘halloween’,-reagon-shpend-ahmeti

Thyhen xhamat e autobusëve në Prishtinë për festën e ‘Halloween’, reagon Shpend Ahmeti

Për festën e ‘Halloëeen’ janë thyer xhamat e autobusëve në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se në këtë kohë pandemie, mbledhja e njerëzve është rrezik për përhapje të COVID-19.

“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloëeen. Përveq se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apelur te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”, shkruan Ahmeti.

Kujtojmë se ditët e fundit Kosova ka shënuar rritje sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për masat e reja për gastronominë dhe kufizimin e lëvizjeve për personat mbi 60 vjeç.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna.

covid-19,-anglia-bllokohet-per-nje-muaj

COVID-19, Anglia bllokohet për një muaj

Anglia bllokohet për një muaj për shkak të COVID-19.

Anglia do të hyjë në një bllokim njëmujor nga e enjtja, ka njoftuar kryeministri, Boris Johnson.

Deri më 2 dhjetor, qytetarët në Angli do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike, të tilla si arsimi, puna ose blerja e ushqimit.

Shkollat, kolegjet dhe universitetet do të qëndrojnë të hapura ndërsa ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, siç janë punëtorët e ndërtimtarisë ose të prodhimit, do të inkurajohen të vazhdojnë të shkojnë në vendet e tyre të punës.

e-njihni-vajzen-ne-foto?-do-te-befasoheni-kush-eshte

E njihni vajzën në foto? Do të befasoheni kush është

Personazhi në foto është moderatorja e njohur, Liberta Spahiu.

Liberta është bërë si ‘Barbie’ për halloëeen, përcjell ORAinfo.

E për këtë dukje moderatorja duket komplet e transformuar.

Liberta ngjan komplet si një kukull me këtë pamje./ORAinfo/