celtic-milan,-formacionet-e-mundshme

Celtic-Milan, formacionet e mundshme

Formacionet e mundshme: Celtic-Milan, Ajeti pritet të jetë startues.

Milani është mysafir i Celticut në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Evropës, në ndeshjen e Grupit H që fillon në ora 21:00.

Në mungesë të Hakan Calhanoglu, i cili është i lënduar, Brahim Diaz pritet të startojë në Glasgou.

Rossonerët mund t’i ndërrojnë pesë nga dhjetë lojtarët që luajtën në Derby della Madonnina, pasi trajneri Stefano Pioli dëshiron t’i pushojë disa prej tyre, ndër to Rafael Leao e Alexis Saelemaekers.

Zlatan Ibrahimovic pritet të nisë nga minuta e parë në sulm, me Rade Krunic, Brahim e Samu Castillejo që do t’i ndihmojnë në fazën ofensive.

Te vendasit, nga minuta e parë pritet të startojë sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, si edhe i huazuari nga Milani, Diego Laxalt.

Formacioni i mundshëm i Celticut: Barkas; Jullien, Duffy, Ajer; Frimpong, Brown, McGregor, Laxalt; Ntcham; Ajeti, Elyounoussi.

Formacioni i mundshëm i Milanit: G. Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Castillejo, Brahim Diaz, Krunic; Ibrahimovic.