lushtaku-per-aktakuzen-ndaj-veselit:-nuk-perzihemi-ne-drejtesi

Lushtaku për aktakuzën ndaj Veselit: Nuk përzihemi në drejtësi

PDK ka mbajtur një konferencë për media.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, sa i përket ngritjes së aktakuzës ndaj kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, ai tha se nuk përzihet në drejtësi.

Lushtaku në konferencën për media, i pyetur se a kanë ndonjë informacion rreth ngritjes së aktakuzës ndaj kryetarit të PDK-së, Lushtaku tha se kjo pyetje nuk është për të, por për organet kompetente.

“Ne jemi Partia Demokratike e Kosovës, nuk përzihemi në drejtësi, kjo pyetje nuk është për mua, por për organet kompetente”, tha Lushtaku.

Ai madje foli edhe për ‘avullimin’ e 2 milionë eurove, ku tha se asnjë i dyshuar me rastin nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar PDK-së.