mesohet-se-sa-paciente-jane-sheruar-nga-koronavirusi-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove

Mësohet se sa pacientë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

169 është numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

Pos këtyre rasteve, IKSHPK-ja njofton se janë shëruar edhe 85 pacientë të tjerë, përcjell ORAinfo.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.979 raste”- thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndryshe, numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë, është 1.953./ORAinfo/