‘selia-qendrore’-e-kompanise-qe-iu-transferuan-2-milione-euro-nga-thesari-i-shtetitit

‘Selia qendrore’ e kompanisë që iu transferuan 2 milionë euro nga Thesari i Shtetitit

Kjo është ‘selia qendrore’ e kompanisë që iu transferuan 2 milionë euro nga Thesari i Shtetitit.

Kjo është shtëpia, në adresën e së cilës është e regjistruar kompania pritave, LDA Group Shpk, ku u transferuan mbi 2 milionë euro.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për të dyshuarin kryesor që ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private.

Radio Evropa e Lirë ka vizituar shtëpinë në fshatin Llapushnik, rreth 30 kilometra larg nga Prishtina, ku kompania ka dhënë adresën kur është regjistruar si biznes.