formacionet-zyrtare-te-el-clasicos,-barcelona-–-real-madrid

Formacionet zyrtare të El Clasicos, Barcelona – Real Madrid

Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare të El Clasicos.

Ka ardhur momenti për El Clasicon e parë për edicionin 2020/2021 mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Kjo do të jetë ndeshja e 245 zyrtare mes dy klubeve me rivalitet të madh në La Liga.

Të dyja skuadrat kanë mungesa të rëndësishme, teksa Barça është pa portierin Marc-Andre ter Stegen, ndërsa Real Madridi pa Eden Hazard, Dani Carvajal e Martin Odegaard.

Ronald Koeman i ka qëndruar besnik formacionit të tij 4-2-3-1 me kapitenin Messi në krye të sul.mit.

Holandezi ka befasuar të gjithë pasi nga minuta e parë ka vendosur tinejxherin spanjoll Pedri.

Në anën tjetër Zinedine Zidane ka preferuar një formacion 4-3-3, ndërsa reparti ofensivë i është besuar treshes Karim Benzema, Asensio dhe Vinicius Jr.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Neto, Dest, Pique, Lenglet, Alba, Busquets, De Jong, Pedri, Coutinho, Fati, Messi.

Real Madrid: Courtois, Nacho, Ramos, Varane, Mendy, Casemiro, Kroos, Valverde, Asensio, Benzema, Vinicius.