hoti-ia-kthen-haradinajt:-kjo-qeveri-eshte-e-vendosur-per-te-fuqizuar-shtetin-ligjor

Hoti ia kthen Haradinajt: Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor

A po shkon qeveria drejt fundit, Hoti ia kthen Haradinajt.

Kryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj pasi ky i fundit kritikoi shefin e qeverisë për shkarkimin e task-forcës anti korrupsion.

Dy partnerët qeverisës Hoti e Haradinaj janë përplasur në distancë, raporton Gazeta Express.

Hoti përmes Facebookut ka shkruar se me vendimin për shuarjen e Task-Forcës është vendim kushtetues dhe ligjor.

Sipas Hotit Drejtësia duhet të bëjë punën sipas ligjit e jo sipas vendimeve të qeverisë.

“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.
Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se siguria jurdike garantohet duke respektuar kushtetutën.

“Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor.

Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka thënë Hoti.