kthese-e-madhe,-boban-shume-afer-te-behet-drejtor-i-skuadres-se-serie-a,-rivalit-te-milanit

Kthesë e madhe, Boban shumë afër të bëhet drejtor i skuadrës së Serie A, rivalit të Milanit

Ish-drejtori i Milanit, Zvonimir Boban është pranë rikthimit në futboll.

Kroati u shkarkua nga Milani në mars të këtij viti, pasi e kishte kritikuar drejtorin ekzekutiv Ivan Gazidis që po zhvillonte bisedime të fshehta me Ralf Rangnick.

Mirëpo Corriere dello Sport, raporton se Roma është duke e konsideruar emërimin e Boban për drejtor.

Me ardhjen e Friedkin kanë ndryshuar gjërat në klub dhe kroati ka përfunduar në shënjestrën e Giallorosëve.

Boban është i hapur për ta pranuar ofertën e Romës dhe së shpejti mund ta shohim si drejtor në Olimpico.