milan-afer-marreveshjes-me-yllin-e-madh

Milan afër marrëveshjes me yllin e madh

Romagnoli afër marrëveshjes së re me Milan.

Mbrojtësi i Milan, Alessio Romagnoli është afër që të pajtohet për një marrëveshje të re.

‘Calciomercato’ raporton se Milan dhe Romagnoli janë gati që nënshkruajnë marrëveshjen për vazhdimin e kontratës, transmeton lajmi.

‘Rossoneri’ kanë lënë kontratat e Hakan Calhanoglu e Gianluigi Donnarumma që të shkojnë drejt fundit dhe duan të shmangin një situatë të tillë me mbrojtësin.

Kontrata e Romagnoli me Milan e mbanë atë në ‘San Siro’ deri në vitin 2022, por Milan duan vazhdimin.

Milan duan të japin kontratë të re për 25 vjeçarin, kontratë që do të zgjaste qëndrimin e tij, por sigurisht duhet të ketë edhe përmirësim në pagë.

Javët në vazhdim mund të shohin finalizimin e kësaj marrëveshje mes Milan dhe Romagnoli.