ministri-i-shendetesise:-shteti-duhet-te-jete-i-hapur

Ministri i Shëndetësisë: Shteti duhet të jetë i hapur

Sot janë konfirmuar 186 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vlerëson se shteti duhet të jetë i hapur, nxënësit të vijojnë mësimin si dhe bizneset të qarkullojnë.

Këto komente i ka bërë sot në llogarinë e tij në Facebook, edhe pse kemi rritje të rasteve me COVID-19 për disa ditë rresht.

Ai ka thënë se të gjithë duhet të jenë bashkë kundër pandemisë, përderisa thekson se do të zbatohet në përpikmëri ligji AntiCOVID për ata që i shkelin masat kundër koronavirusit.

Postimi i tij i plotë: