mjekja-kujdestare-ne-qkuk-tregon-per-gjendjen-e-26-vjecares-nga-skenderaj

Mjekja kujdestare në QKUK tregon për gjendjen e 26-vjeçares nga Skenderaj

Mjekja kujdestare në QKUK flet për gjendjen shëndetësore të Egzona Feratit.

Mjekja kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dafina Basholli, ka treguar për Gazetën Express për gjendjen shëndetësore të Egzona Feratit, vajzës që u gjet sot pas disa ditësh kërkimi.

Ajo është gjetur në gjendje jo edhe të mirë shëndetësore në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit dhe kjo ka ardhë si pasojë e qëndrimit disa ditorë jashtë ambientit të shtëpisë.

Në fillim Egzona ka qenë më konfuze, ndërsa tani ka filluar komunikimin me personelin shëndetësorë dhe gradualisht është duke e marrë vetën, tha Doktoresha Dafina Basholli.

“Ka ardhë me vetëdije, konfuze, e cila nuk komunikonte me hipotermi, e cila pas marrjes së terapisë dhe ngrohjes së pacientës, temperatura trupore ka fillu me u rritë dhe pulsi është rritur dhe përmirësuar…Tani ka fillu pak nga pak ka fillu me komuniku me personelin…Sipas informacioneve, ka qëndruar në fushë me ditë të tëra në ambient të hapur, për fat të mirë s’ka marrë ngrica”, tha Basholli për Gazetën Express.

26 vjeçarja Egzona Ferati nga Skenderaj ishte zhdukur më 19 tetor, nga ajo ditë familja nuk ka ditur asgjë për vendndodhjen e saj.