mposhtet-nga-francezja,-kuka-mbetet-ne-gare-per-medaljen-e-bronzte

Mposhtet nga francezja, Kuka mbetet në garë për medaljen e bronztë

Loriana Kuka mposhtet nga francezja, por mbetet në luftë për medaljen e bronztë.

Loriana Kuka është mposhtur nga garuesja franceze Fanny Estelle Postive, duke e mundur mundësinë të luftojë për medalje të artë në Grand Slamin e Hungarisë, por do ta ketë një shans për atë të bronztë.

Postive ishte mahnitëse dhe e hodhi në dysheme kosovaren me një ippon vetëm pak çaste pasi nisi meçi të dielën.

Kjo humbje nënkupton se Kuka nuk do të mundë të ëndërrojë më për dy medaljet e para, por do ta ketë një mundësi të fundit për atë të bronztë.

Në finale për medaljen e bronztë, Kuka do të përballet me Antonina Shmeleva, një garuese tjetër ruse.