de-jong-zbulon-keshillat-qe-i-dha-koeman

De Jong zbulon këshillat që i dha Koeman

De Jong i ka zbuluar këshillat që i dha Koeman, para transferimit te Barcelona.

Frenkie de Jong ka zbuluar disa nga bisedat e tij me trajnerin aktual të Barcelonës.

Ronald Koeman, njeriu që tashmë është në krye të stolit të Barcelonës, ka qenë më parë trajner i Frenkie de Jong te kombëtarja e Holandës.

Koeman duket ta ketë këshilluar shumë De Jong para kalimit te Barcelona.

Disa nga fjalët i ka zbuluar së fundmi edhe vet lojtari holandez, që tashmë po ashtu është te Barcelona.

“Flisja me të në telefon dhe ai ishte pozitiv për Barcelonën si klub, si dhe për Barcelonën si qytet. Kështu që çdo gjë që thoshte ishte pozitive”, ka thënë De Jong për Koeman.

“Më tha të jem i kujdesshëm, të mos shkoj shumë në restaurante, pse të mos ushqehem shumë sepse jeta është e mirë në Barcelonë dhe nganjëherë mund të ndihesh sikur në pushime për gjithë vitin”, ka shtuar holandezi.

“Ai vetëm më tha ‘ki kujdes me këtë dhe atë, për të tjerat, çdo gjë është mirë’. Në fund të ditës, futbolli është pjesa kryesore”, ka bërë të ditur De Jong.

Frenkie de Jong ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Ronald Koeman te Barcelona. Një gjë e tillë pritej, pasi lojtari luante edhe në kombëtare kur Koeman ishte selektori.