e-privoi-shokun-nga-jeta,-denohet-me-burgim-te-perjetshem-trimor-dalinovci

E privoi shokun nga jeta, dënohet me burgim të përjetshëm Trimor Dalinovci

Është shpallur fajtor personi që ka privuar nga jeta 32 vjeçarin Shkodran Bytyqi nga Ferizaj.

Trimor Dalinovci është dënuar me burgim të përjetshëm.

Bytyqi ishte vr’arë natën e 8 dhjetor të vitit të kaluar në fshatin Surqinë të kësaj komune dhe me pas nga aty i dyshuari e kishte marrë trupin e viktimës dhe e kishte dërguar në fshatin Kishnapole të komunës së Gjilanit.

Më pas ai dyshohet se sërish ishte kthyer në këtë fshat dhe ia kishte vënë zjarrin kufomës.

Ai në marrjen në pyetje nga prokurori Burim Çerkini duke u përballur me faktet e Policisë dhe Prokurorisë e kishte veprën e kryer.