kreu-i-vetevendosjes-kerkon-zgjedhje-te-jashtezakonshme

Kreu i Vetëvendosjes kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

Albin Kurti ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka kërkuar që sa më parë në vend të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në një shkrim në Facebook, ish-kryeministri ka thënë se në Kosovë duhet të rikthehet qeverisja e mirë, e se zgjedhjet, sipas tij, janë të domosdoshme.

“Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”, ka shkruar ai.

Këto komente, Kurti i ka bërë derisa ka prezantuar dy anëtare të reja të Lëvizjes Vetëvendosje.