njoftim-per-ndalimin-e-kadri-shales-nga-prokuroria-speciale

Njoftim për ndalimin e Kadri Shalës nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale lëshon njoftim për ndalimin e Kadri Shalës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se sot ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit Kadri Shala, me dyshimin se ka qenë i përfshirë në rastin e keqpërdorimit të ndodhur në Departamentin e Thesarit/Ministria e Financave e Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se do të ndërmerren të gjitha veprimet përkatëse ligjore brenda afateve të përcaktuara me ligj”.

Shala sot u paraqit në stacionin policor, ku u intervistua për disa orë, në prani edhe të avokatit të tij.

Në këtë letër që mban datën 24 tetor 2020, Shala ka treguar historinë se si ka përfunduar një shumë kaq e madhe e parave nga buxheti i shtetit në llogarinë e firmës së tij. Ai ka thënë se kishte menduar që ka pranuar mjete nga kompanitë që siç tha, i kishin atij borxhe.

Shala kishte shkruar se posa ka marrë këto para, kishte nisur t’i shlyente borxhet që ua kishte personave e kompanive të ndryshme.