perplasja-ne-distance-hoti-haradinaj,-ne-aak-thone-se-koalicioni-eshte-stabil!

Përplasja në distancë Hoti-Haradinaj, në AAK thonë se koalicioni është stabil!

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se fakti që kanë kaluar më shumë se 51 ditë që është ministër tregon se Qeveria është stabile dhe vazhdon mandatin e dhënë.

Selimi në Sytë 7 ka radhitur edhe disa nga punët që i kanë bërë si ministri teksa theksoi se ka ende shumë punë për t’u bërë.

“Kanë kaluar më shumë se 51 ditë që do të thotë se qeveria është stabile. Pra vazhdon të qeverisë me mandatin që i ka dhënë Kuvendi. Rezultatet në Ministrinë e Drejtësisë janë evidente, ne kemi respektuar agjendën legjislative dhe kemi shtyrë disa ligje të cilat janë të domosdoshme si Kodin Civil, që është një punë madhore që është bërë”.

“Ka ende shumë punë për të bërë, por shohim e bëjmë”, deklaroi Selimi

Selimi foli edhe për Raportin e Progresit nga BE-ja rreth sistemit të drejtësisë.

“Ne kemi hasur në probleme madhore që kanë qenë probleme të një shoqërie në tranzicion dhe këto probleme i kemi trajtuar që nga atëherë e deri tash. Por një çështje është e rëndësishme që mekanizmat të cilët i ka Kosova janë mekanizma perëndimor-europian, e këta mekanizma e bëjnë institucionin që te jetë në përmirësim e sipër gjatë tërë kohës”.

“Ligjet tona tashmë edhe pse ne padrejtësisht na është mohuar e drejta e progresit në gjendën e integrimit europian, por ne e kemi sistemin që të gjitha ligjet përputhen me Bashkimin Europian dhe kemi bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara që na bënë shtet që e ka vizionin e vetëm Bashkimin Europian dhe kjo na jep një siguri që kur do që të fillojë hapja e kapitujve apo rruga jonë drejtë BE-së, shumë nga këta mekanizma ne veç i kemi të themeluar”.

Selimi mes tjerash theksoi se politika duhet të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë.

“Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga procesi i selektimit në KPK ka qenë shqetësuese dhe unë kam shprehur shqetësimin tim për shkak se ne kemi atë partneritet dhe me këtë funksionojmë dhe ata kanë hise në zhvillimin tonë aq sa kemi edhe ne, një tërheqje e tillë normalisht na shqetëson. Fatmirësisht Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reflektuar dhe doli me një deklaratë ku përkrahu rishikimin funksional i cili vjen nga Ministria e Drejtësisë”.

“Që nga marrja e mandatit nga ana ime është që politika t’i mbajë duart larg nga drejtësia. Ne duhet të ndërtojmë mekanizma që sa më pak të përzihemi në drejtësi dhe t’u japim atyre pavarësinë e vet. Por sa i përket hetimeve dhe ngritjeve të aktakuzave dhe gjykimit, ne nuk duhet të përzihemi dhe mendoj se kjo është qasja më e mirë – ata duhet të punojnë punën që kanë dhe ne punën tonë”.

“Çdo përzierje qoftë deklarative e dëmton sistemin e drejtësisë, andaj ne kemi zgjedhur këtë rrugë dhe do i ndërtojmë të gjitha politikat për t’i qëndruar besnik kësaj motoje”, deklaroi Selimi.