sherohen-62-paciente-nga-covid-19-ne-vendin-tone

Shërohen 62 pacientë nga Covid-19 në vendin tonë

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 62 pacientë nga koronavirusi në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, përcjell ORAinfo.

Gjithashtu, janë konfirmuar edhe 205 raste të reja me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes./ORAinfo/