5-vjet-nga-nenshkrimi-i-msa-se-me-bashkimin-europian

5 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Europian

Pesë vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Europian.

Kosova ka nënshkruar më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Europian.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg, transmeton Klan Kosova

Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes së Kosovës drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

Më poshtë mund të shihni edhe nënshkrimin e MSA-së më 2015.