gazetarja-shqiptare-thote-se-dy-femijet-e-kthyer-sot-nga-siria-jane-te-lavdrim-muhaxherit

Gazetarja shqiptare thotë se dy fëmijët e kthyer sot nga Siria janë të Lavdrim Muhaxherit

Gazetarja shqiptare ka thënë se dy fëmijët e kthyer sot nga Siria janë të Lavdrim Muhaxherit.

Dy fëmijët e vegjël të lindur në Siri, të cilët sot janë kthyer në Shqipëri me nënën e tyre Floresha Rasha, janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit.

Kështu ka deklaruar gazetarja Fatjona Mejdini, referuar një liste me emra shkruar me dorë, në të cilën rezulton se dy fëmijët e vegjël të Floreshës, janë fëmijët e terroristit të ISIS-it, i vr’arë disa vite më parë në Siri.

Floresha Rasha u largua më 16 janar 2013 me bashkëshortin dhe djalin e mitur, përmes Stambollit.

Në vitin 2014 Diamant Rasha u ekzekutua me snajper, ndërkohë që pas vdekjes së tij, si dhe sipas një interviste të babait të Diamantit ajo krijoi një tjetër raport brenda kampit, nga i cili erdhën në jetë dy fëmijët e tjerë.