haradinaj-tregon-nese-aak-do-te-dale-nga-qeveria

Haradinaj tregon nëse AAK do të dalë nga qeveria

Daut Haradinaj ka treguar nëse AAK do të dalë nga qeveria.

Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj ka folur për raportet në koalicionin qeverisës.

Thotë se vërejtjet e partisë së Ramush Haradinajt janë publike dhe se LDK duhet të reflektojë.

“Sa i përket qeverisjes nuk kemi ndonjë problem”, thotë Haradinaj.

“Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme në vendimmarrje por natyrisht se përderisa jemi pjesë e koalicionit do të thotë se nuk kemi probleme serioze. Natyrisht i kemi vërejtjet tona, bërejtjet tona janë publike por absolut këto nuk duhet me u pa që janë goditje për qeverinë, përkundrazi janë ndoshta edhe mesazh për me reflektu që vendimet me u marrë me një unitet të përbashkët sepse jemi partnerë bashkëvqeverisës. Në rast se vendimet nuk merren në pratneritat atëherë ti me automatizëm je i larguar…”, tha Haradinaj.

“Ne i kemi pasur qëndrimet shumë të qarta dhe kritikat kanë qenë për shuarjen e Task-Forcës. Por për shembull ju e dini qeverinë amerikane që reagoi’, shtoi ai.

Haradinaj thotë se shuarja e Task Forcës kundër korrupsionit nuk duhej të shuhej por të reformohej.

“Kemi pasur vërejtje në Taskë-Forcë por ajo ka mund të reformohet”, theksoi Haradinaj.