perfundon-ndeshja-liverpool-–-midtjylland,-keto-jane-notat-e-lojtareve

Përfundon ndeshja Liverpool – Midtjylland, këto janë notat e lojtarëve

Ka përfunduar ndeshja Liverpool – Midtjylland.

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Liverpool prej 2-0 kundër FC Midstjylland.

Liverpool dominoi tërë takimin por në fund mori fitore të ngushtë kundër skuadrës daneze.

Të dy golat, kampionët e Premierligës i shënuan në pjesën e dytë.

Diego Jota shënoi fillimisht për 1:0, para se Mohamed Salah në fund të ndeshjes të vendoste rezultatin përfundimtar, 2:0.

Në këtë ndeshje për Liverpoolin u paraqit edhe Xherdan Shaqiri, që u vlerësua me notë 6.8.