rikthehet-ndotja-ekstreme-e-ajrit-ne-prishtine

Rikthehet ndotja ekstreme e ajrit në Prishtinë

Një arsye më shumë për të mos e hequr maskën, rikthehet ndotja ekstreme e ajrit në Prishtinë.

Ndryshimi i temperaturave ka sjellë ndryshim të cilësisë së ajrit në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

Edhe mëngjesin e ditës së sotme, cilësia e ajrit ka qenë e dëmshme.

Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë është i instaluar një monitorues i cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen në ajrin e Prishtinës.

Matjet që i bën ky monitorues publikohen çdo një orë në rrjetin social Twitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Nga publikimi i këtij monitoruesi në katër orët e fundit ajri vazhdon të jetë i ndotur dhe i pashëndetshëm.