a-do-te-anulohen-zgjedhjet-ne-podujeve-e-mitrovice-te-veriut,-flet-ministri-zemaj

A do të anulohen zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, flet Ministri Zemaj

Zemaj ka thënë se zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut mund të anulohen nëse ka përkeqësim të situatës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se do të nxjerrin disa rekomandime për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Ai tha se në rast nëse do të ketë përkeqësim të situatës me COVID-19, zgjedhjet do të mund të anulohen.

“Do të nxjerrim disa rekomandime për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicën e Veriut. Nëse kemi ndonjë përkeqësim të situatës, zgjedhjet munden me u analu, munden me u shty”, tha Zemaj.