ambasada-me-njoftim-te-rendesishem-per-mergimtaret:-nga-data-2-nentor-ne-gjermani-hyjne-ne-fuqi-keto-masa-ndalimi

Ambasada me njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët: Nga data 2 nëntor në Gjermani hyjnë në fuqi këto masa ndalimi

Nga data 2 nëntor në Gjermani do të hyjnë në fuqi masa të reja për parandalimin e COVID.

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka shpërndarë një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që jetojnë atje, lidhur me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Nga data 2 Nëntor në Gjermani do të hyjnë në fuqi këto masa ndalimi për parandalimin e COVID:

➡ Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive

➡ Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 Personave në hapësirë publike (shkeljet do të jenë të dënueshme)

➡ Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe kur janë në pyetje vizitat familjare)

➡ Nga data 2 Nëntor deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:

Shfaqjet (Teatro, Opera, Salla Koncertesh, Kinema)

➡ Qendrat e kohës së lirë (Panairet, Parqet, Diskotekat, shtëpitë private)

➡ Qendrat sportive (Pishinat, bazenet, saunat, qendrat e Fitnesit)

Restoranet (kafenetë, baret, klubet, restoranet)

➡ Sallonet (sallonet e zbukurimt, masazhës, tattoo-së). /Gazeta Express/