gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-nje-fshat-te-prishtines

Gjendet pa shenja jete një person në një fshat të Prishtinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 18:00, policia ka pranuar një informatë lidhur me një vdekje të dyshimtë, ka bërë të ditur për Indeksonline Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se pas njoftimit, njësitet policore menjëherë kanë dalë në lokacion dhe janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente.

“Ekipi shëndetësore ka konfirmuar vdekjen e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë në proces”, ka thënë Hoxha.