lajmi-i-fundit:-jep-doreheqje-drejtori-i-divizionit-per-gjykaten-speciale

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje drejtori i Divizionit për Gjykatën Speciale

Driton Lajçi, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale ka dhënë dorëheqje.

Kështu kanë bërë të ditur burime të portalit. Ndërsa ende nuk është bërë e ditur arsyeja e dorëheqjes së tij.

Lajçi ishte intervistuar më 17 tetor 2019 nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.

Lajçi ishte mbrojtur në heshtje.