njoftim-i-rendesishem-per-personelin-shendetesore,-agesat-shtese-do-te-kryhen-deri-ne-fund-te-ketij-viti

Njoftim i rëndësishëm për personelin shëndetësorë, agesat shtesë do të kryhen deri në fund të këtij viti

Qeveria arrin marrëveshje me FSSHK-në, pagesat shtesë për personelin shëndetësorë do të kryhen deri në fund të këtij viti.

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me e Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, për kryerjen e pagesave shtesë për të punëtorët shëndetësorë.

Kjo është arritur në një takim që ka pasur kyeministri Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të udhëhequr nga kryetari Blerim Syla, së bashku me nënkryetarët Blerim Delija dhe Xhemajl Selmani.

“Pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, në sistemin primar, sekondar dhe terciar, do të kryhen deri në fund të vitit 2020, bazuar në ligjin AntiCovid”, thuhet në njoftimin për media.

Duke marr në konsideratë mundësitë financiare që Qeveria e Republikës së Kosovës ka në këtë periudhë, për të mbështetur të punësuarit në sistemin publik shëndetësorë, palët u morën vesh që pagesat shtesë për muajit shtator-dhjetor të jenë si në vijim:

1. Mjekët – 250 euro në muaj,

2. Infermierët – 150 euro në muaj,

3. Stafi mbështetës – 100 euro në muaj.

Kryeministri Hoti është zotuar se Qeveria në afat shumë të shkurtër kohor do të kryej edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti.

Palët po ashtu janë dakorduar që në fillim të viti të ardhshëm, të diskutohen mundësitë për pagesat shtesë për kohën sa do të zgjasë pandemia me COVID-19, në territorin e Kosovës.