prin-prishtina,-ja-nga-cilat-komuna-vijne-rastet-e-reja-me-koronavirus

Prin Prishtina, ja nga cilat komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

Janë konfirmuar 184 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 284 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 72 pacientë të tjerë, kurse një person i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë./ORAinfo/