sot-vazhdon-dialogu-ne-bruksel,-pas-disa-jave-bllokade-per-shkak-te-asociacionit

Sot vazhdon dialogu në Bruksel, pas disa javë bllokadë për shkak të Asociacionit

Disa javë bllokadë për shkak të Asociacionit, dialogu vazhdon sot në Bruksel.

Pas disa javësh bllokadë, sot do të vazhdojë në Bruksel dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror, Skënder Hyseni, ka udhëtuar të mërkurën për në Bruksel.

Sot pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia, derisa, është bërë e ditur se temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e sotëm delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.

Dialogu Kosovë-Serbi ishte bllokuar pas insistimit të Serbisë që çështja e Asociacionit të diskutohej edhe njëherë në kuadër të dialogut.

Këtë gjë e kishte kundërshtuar pala kosovare, derisa, për t’i pajtuar palët emisari i BE-së, pati një vizitë disa ditore në Kosovë dhe në Serbi.

Ai ka kërkuar kompromise nga Kosova duke thënë se duhet të bëhen ndryshime kushtetuese për t’u dakorduar edhe për këtë pikë. Sipas Lajcak, Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël që të mos ndryshohet./