behuni-gati,-ky-eshte-moti-qe-pritet-te-mbaje-ne-fundjave

Bëhuni gati, ky është moti që pritet të mbajë në fundjavë

Prishtina Ëeather ka njoftuar me motin që do ta karakterizojë fudnjavëmn në Kosovë.

Në fundjavë vranësira dhe kthjellime. Të shtunën në mbrëmje mundësi për riga lokale. Ditët e para të nëntorit kryesisht me vranësira, mot më të butë, mundësi për reshje të dobëta shiu.

Sipas Prishtina Ëeather vendi ynë ditëve të ardhshme do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit më të rritur që shtrihen mbi pjesën më të madhe Mesdheut. Mirëpo ditën e shtunë, një turbullirë nga Europa veriore do të depërtojë në lindje të rajonit, që si rrjedhojë do të ketë shtim të vranësirave, e gjatë ditës dhe në mbrëmje nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

Pasditen e së dielës do të ketë kthjellime. Në fillim të javës, megjithëse mbetemi nën ndikimin e fushave anticiklonike, nga lindja e rajonit mund të kalojnë sisteme frontale, që sjellin vranësira, e ditën e martë mundësi edhe për të reshura. Ditëve të para të nëntorit temperaturat gradualisht në rritje.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e shtunë do të luhatet përreth vlerave të mira dhe mesatare, e nga dita e diel herë-herë pritet të kaloj edhe në vlera të pashëndetshme.

31.10 – Nga orët e paradites vranësirat do të shtohen. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje të pakta lokale shiu.

1.11 – Paradite me vranësira, ditën me kthjellime dhe intervale me diell.

2.11 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe me intervale me diell.

Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore, me minimale që do të lëvizin nga 4C deri 9C, e maksimalet nga 16C deri 19C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-7m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet sipër vlerave normale.