keto-jane-gjarjet-kryesore-te-dites

Këto janë gjarjet kryesore të ditës

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

08:30 Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

09:00Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, viziton Komunën e Ferizajt. (Ndërtesa e Komunës, Ferizaj)

09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Arbanë. (Arbanë, Prizren)

09.30AMC dhe kompania Buçaj dorëzojnë pajisje mjekësore për Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK. (QKUK)

10:00Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sheshi “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar)

10:00Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do ta vizitojnë kompaninë “Agribau” në Prishtinë. (Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë)

10:00Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Kuvendi Komunal, Prizren)

11:00Mbahet ceremonia e inaugurimit të pajisjeve të reja në poligonin e shenjëtarisë sportive. Merr pjesë ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00Bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së financimit mes NLB Banka dhe Marigona Toëer për projektin ndërtimor të hotelit “Courtyard by Marriott” dhe Qendrës së Biznesit “Marigona Toëer Business Hub”. (Hotel “Four Points by Sheraton”, lagja “Marigona Residence”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

12:00Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Arben Limanin, sekretar i Bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

13:00Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Avni Jasharin, zëvendës-drejtor Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

13:00Vihet gurthemeli i aneksit të objektit shkollor në SHFMU “Hasim Maliqaj” në fshatin Poslishtë të Prizrenit. (Fshati Poslishtë, Prizren)

18:30Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, viziton shoqatën “Esnaf” në Prizren. (Rr. “Ismet Jashari Kumanova”, Prizren)