lajmi-i-fundit:-qeveria-shkarkon-bordin-e-shskuk-se,-emeron-te-riun

Lajmi i fundit: Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK-së, emëron të riun

Qeveria shkarkon Bordin e SHSKUK-së, emëron të riun.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe emërimin e bordit të ri.

Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara Dr.Diana Dafota zëvendësohet nga Dr. Naim Hoxha; Dr. Sadete Hadri, për shkak të pensionimit, zëvendësohet me Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta zëvendësohet me Dr. Diellor Rizaj.

Pjesa tjetër e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës mbetet sipas vendimit paraprak.