nje-aksident-i-rende-trafiku-ne-magjistralen-prishtine-peje

Një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Rigjevë të Klinës.

Një furgon dhe një veturë me targa lokale janë pëplasur, ndësa përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ende nuk është njoftuar për të lënduar.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me këqyerjen e vendit të ngjarjes.