covid-19,-anglia-bllokohet-per-nje-muaj

COVID-19, Anglia bllokohet për një muaj

Anglia bllokohet për një muaj për shkak të COVID-19.

Anglia do të hyjë në një bllokim njëmujor nga e enjtja, ka njoftuar kryeministri, Boris Johnson.

Deri më 2 dhjetor, qytetarët në Angli do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike, të tilla si arsimi, puna ose blerja e ushqimit.

Shkollat, kolegjet dhe universitetet do të qëndrojnë të hapura ndërsa ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, siç janë punëtorët e ndërtimtarisë ose të prodhimit, do të inkurajohen të vazhdojnë të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Ad

You might also like