edhe-nje-kosovar-viktime-e-termetit-ne-turqi

Edhe një kosovar viktimë e tërmetit në Turqi

Konfirmohet viktima e dytë me origjinë nga Kosova prej tërmetit në Izmir.

Edhe një person me origjinë nga Kosova ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të ndërtesës si rrjedhojë e tërmetit në Izmir.

Kjo është konfirmuar nga ambasada e Kosovës në Turqi me anë të një postimi në Tëitter.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në komunikatë.

Nuk dihet nëse personi i dytë që ndërroi jetë në këtë tragjedi është djali i 62 vjeçares, që u konfirmua më herët si viktimë e parë.

” Ne i shprehim ngushllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar tutje ambasada.