werderi-e-paralajmeron-takimin-ndaj-eintracht-frankfurtit-me-fotografi-te-rashices

Werderi e paralajmëron takimin ndaj Eintracht Frankfurtit me fotografi të Rashicës

Sot me fillim nga ora 15:30, do të zhvillohet takimi ndërmjet Eintracht Frankfurit dhe Werder Bremenin, duel ky në kuadër të xhiros së gjashtë në Bundesligë.

Kështu, pjesë e këtij takimi për sot do të jetë edhe Milot Rashica, ku edhe klubi gjerman paralajmërimin për këtë ndeshje e bëri me fotografi të sulmuesit kosovar.

Werderi në “Twitter” shkruan: “Raketa shënoi dy gola në tri ndeshje ndaj Eintrachtit. Shpresojmë që edhe sot do të kemi një gol”.