vajza-e-vogel-e-njomzes-shfaqet-e-veshur-me-me-stil-se-asnjehere-me-pare

Vajza e vogël e Njomzës shfaqet e veshur me më stil se asnjëherë më parë

Njolina Martinaj është vajza e vogël e Njomzës.

Ajo është një bukuroshe e vërtetë, shkruan ORAinfo.

Njolina është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

Në foton e fundit ajo shihet e veshur më me stil se asnjëherë më parë./ORAinfo/

astrit-haraqija-nuk-e-pranon-humbjen-e-ldk-se-ne-podujeve

Astrit Haraqija nuk e pranon humbjen e LDK-së në Podujevë

Astrit Haraqija nuk po e pranon humbjen e LDK-së në Podujevë.

Anëtari i LDK’së Astrit Haraqija nuk mendon se Lidhja Demokratike e Kosovës humbi dje zgjedhjet në komunën e Podujevës.

Shpejtim Bulliqi i VV’së u zgjodh dje kryetar komune me mbi 50 për qind të votave.

Bulliqi ishte për shumë vjet anëtar i LDK’së.

“LDK’ja e ka mujt veç LDK’në për arsye se njoh të gjitha strukturat…Të gjitha këto figura që kanë aderuar në Vetëvendosje janë 80 për qind të LDK’së. Për atë po them që LDK’ja e ka mujt vetëm LDK’në”, tha Haraqija.

“Për mua LDK’ja nuk po tkurret. LDK’së duhet me ja ndezë motorat . LDK’ja bjen por prapë se prapë ka themel”, shtoi ai.

ngjarje-e-rende-ne-lipjan,-intervenon-policia

Ngjarje e rëndë në Lipjan, intervenon Policia

Gjuajtje me ar’më në Lipjan, intervenon Policia.

Policia e Kosovës ka sekuestruar një rev’ole dhe gjashtë fishekë nga një person i dyshuar në fshatin Shalë të Lipjanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për gjuajtje me ar’më zjarri në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. Policia me shpejtësi ka trajtuar informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Veprimet operativo-hetimore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit F. Sh, mashkull, 51 vjeç, nga i cili është sekuestruar; Një revole me gaz, e tipit EKOL, kalibrit 9mm, si dhe gjashtë copë fishek”, ka thënë Borovci.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. I njëjti është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tutje në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit”, shtoi ai.

prishtina-me-me-se-shumti-raste-me-koronaviris,-ja-ҫfare-thote-drejtori-i-shendetesise

Prishtina me më së shumti raste me koronaviris, ja ҫfarë thotë Drejtori i Shëndetësisë

Prishtina me më së shumti raste me Covid-19, flet Drejtori i Shëndetësisë në komunë.

Kryeqyteti vazhdojë të prijë me numrin e të infektuarve me Covid-19. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi rithekson se kjo ndodh edhe për shkak të numrit të madh të testimeve që bëhen në kryeqendër.

“Në pamje të parë nga raportet e IKSHPK’së duket që kemi rënie të rasteve këto ditë, edhe në kryeqytet kur sot kishim nën 200 raste. Por edhe numri i testimeve është pak më i vogël. Në përgjithësi gjendja është nën kontroll. Arrijmë t’i kontaktojmë të gjitha rastet të cilat rezultojnë që të jenë pozitive me Covid-19’, tha Gashi.

Gashi tha se presin që javët në vazhdim të ulet numri i rasteve aktive.

“Deri tani kur po flasim kemi rreth katër mijë raste aktive të cilat janë në kryeqytet mirëpo tani e tutje do të kemi rënie të rasteve duke marrë parasysh se çdo ditë kemi numrin më të madh të rasteve të cilët arrijnë të jenë të shëruar në krahasim me ato që dalin të infektuar me Covid-19’, shtoi ai.

Së fundi ai tha që u përballën me mungesë të stafit mjekësor por që arritën të mbajnë situatën nën kontroll.

ky-eshte-vendi-qe-shenoi-rastin-e-pare-me-koronavirusi-pas-89-ditesh

Ky është vendi që shënoi rastin e parë me koronavirusi pas 89 ditësh

Vendi që shënoi rastin e parë me COVID-19 pas 89 ditësh.

Vietnami ka konfirmuar të hënën rastin e parë lokal me koronavirus pas afër tre muajsh, pas infektimit të kontaktit të një personi me një stjuardesë që kishte dalë pozitiv pas kthimit nga Japonia dy javë më parë.

Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long, ka urdhëruar provincat dhe agjencitë shtetërore të shtrëngojnë kontrollet dhe kontaktet, pas konfirmimit të 32-vjeçarit si rast i parë i infektimit nga kontakti brenda vendit në 89 ditë.

Me karantinë strikte dhe masa gjurmuese, Vietnami ka menaxhuar të ndalojë përhapjen e virusit, duke lejuar që të rikthehen aktivitetet ekonomike më herët se Azia, raporton Reuters.

Vietnami kishte mundur valën e parë të COVID-19 në prill dhe kishte shkuar në afër 100 ditë pa asnjë rast pozitiv lokal deri kur të infektuar kishin dalë në qytetin Danang në korrik.

Autoritetet thanë se personi që rezultoi pozitiv kishte dhënë mësim në një qendër të gjuhëve dhe kishte qenë në kafe dhe bare që nga ekspozimi i tij ndaj stjuardesës. Ato vende janë mbyllur që atëherë.

Vietnami deri tash ka regjistruar 1,347 raste me koronavirus, 655 prej tyre që thuhet se kanë ardhur nga jashtë.

zbulohen-prapaskenat:-moratti-ofroi-250-milione-euro-per-lionel-messin

Zbulohen prapaskenat: Moratti ofroi 250 milionë euro për Lionel Messin

Moratti ofroi 250 milionë euro për Lionel Messin.

Joan Laporta ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle, ku ka theksuar vullnetin e tij për të rikandiduar për presidencën e Barcelonës, duke shtuar edhe premtimin për të kthyer klubin katalan sërish në nivelet më të larta.

Laporta ka drejtuar Barcelonën në periudhën 2003-2010 dhe kohën më të artë e ka pasur gjatë kohës kur në pankinë kishte Pep Guardiolën, ndërsa këtë herë ka premtuar rikthimin e të gjithë atyre që e duan më shumë klubin katalan.

“Kemi një plan për të normalizuar situatën e vështirë ekonomike të klubit. Dua mbi të gjitha, të ribashkoj të gjithë barcelonizmin, pasi vetëm kështu mund të bëjmë diçka të mirë. Synimi kryesor është t’u rikthejmë lumturinë njerëzve që punojnë këtu dhe ky nuk është thjesht një premtim elektoral”, u shpreh Laporta.

Angazhimi për të bindur Lionel Messin të qëndrojë te Barcelona, do të jetë sfida e parë që do të përballet kushdo që të marrë presidencën e katalanëve, diçka që e ka të qartë edhe Joan Laporta, i cili zbulon edhe një prapaskenë merkatoje.

“Mund t’u them me siguri që Messi e do Barcelonën, por nuk kam folur ende me të, pasi do ta bëj diçka të tillë kur të mbarojnë zgjedhjet, nëse do të rikthehem sërish në presidencë. Ofertat për Leon nuk kanë munguar asnjë vit dhe mbaj mend që në 2006-ën Massimo Moratti erdhi në zyrën time dhe u tregua i gatshëm të paguajë 250 milionë euro për kartonin e tij, por e refuzuam”, u tha Laporta.

e-dhimbshme:-publikohet-audio-e-fundit-e-maradones-ne-whatsapp

E dhimbshme: Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Është publikuar audio e fundit e Maradonës në Whatsapp.

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El Pibe de Oro” i dërgoi një mesazh Mario Baudry, të dashurit aktual të ish-partneres së tij, Verónica Ojeda. Dhe me zemër të hapur rrëfeu se si e sheh ish-partneren e tij.

Po kështu, bëri një kërkesë shumë të veçantë për djalin e tij, Dieguito Fernando: “Përshëndetje Mario, unë jam Diego.

E di që do të duket e pabesueshme për ty, por unë e shoh mirë Veron. Ajo më tha se është koha që të jetojë me ty.

Kujdesu për të dhe për engjëllin tim, që nuk ka krahasim me asgjë”.

Regjistrimi audio u transmetua nga Luis Ventura në programin e tij “Secretos Verdaderos”. Audio vazhdon me një zë mjaft të qartë dhe të drejtpërdrejtë nga Maradona: “Shikoni, unë kam shumë fëmijë, por ky do të m’i shtojë thinjat. Përqame”.

Kujtojmë se Veronica Ojeda nuk ka folur publikisht, pas vdekjes së Maradonës. Në orët e fundit, hetimet për vdekjen e Diegos kanë pësuar një pikë kthese, me Orlando Díaz, gjykatës i garancive të San Isidro, i cili kërkoi që shtëpia dhe zyra private e Leopoldo Luciano Luque, neurokirurgu dhe mjeku i fundit personal i futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave, të kontrolloheshin nga policia.

Ai është vënë nën hetim. Hipoteza e krimit, e parashikuar nga Zyra e Prokurorit në San Isidro, është vrasje pa dashje dhe neglizhencë personale, por hetuesit janë në pritje të provave të tjera.

Hetimi do të duhet të hedhë dritë mbi përgjegjësitë për kujdesin ndaj pacientit që nga pranimi i tij në klinikën “Ipensa” në La Plata, ku u dërgua më 2 nëntor për t’iu nënshtruar kontrolleve të përgjithshme, pas një përkeqësimi të dukshëm të gjendjes së tij shëndetësore.

Puna e hetuesve vazhdon pas dëshmisë së tri vajzave Dalma, Giannina dhe Jana.

Në një përpjekje për të hetuar shkaqet e vdekjes, hetuesit kërkuan të gjithë dokumentacionin mjekësor dhe detajet e trajtimit të tij, situatën e periudhës post-operative dhe të gjithë korrespondencën në lidhje me ditët e fundit të “10”.

kryetari-i-prizrenit-flet-per-gjendjen-me-koronavirus-ne-komunen-e-tij,-kritikon-masat-e-qeverise

Kryetari i Prizrenit flet për gjendjen me koronavirus në komunën e tij, kritikon masat e qeverisë

Haskuka flet për gjendjen me Covid-19 në Prizren, kritikon masat e qeverisë.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë komunë.

Ai thotë se gjendja e të infektuarve që po mjekohen në spitalin rajonal është e rëndë.

Haskuka mendon se masat e ndërmarra nga ekzekutivi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit nuk kanë treguar efekt pozitiv.

Thotë se përveç tjerat në spitalin e qytetit po përballen edhe me mungesë stafi për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në personelin shëndetësorë.

‘Para një jave kur vizitova spitalin e Prizrenit gjendja ishte kritike pasi personat që gjendjen në oksigjenoterapi zakonisht mbikëqyren nga specialistë-anesteziologë dhe në atë kohë nga 10 anesteziologë pesë kanë qenë të infektuar ose në izolim dhe dy në oksigjenoterapi në gjendje të rëndë. Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar por shpesh ka probleme edhe me numrin e të infektuarve në staf”, tha Haskuka.

Haskuka kritikon masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë duke thënë se nuk kanë treguar efekt. Prizreni aktualisht është në zonën e verdhë të rrezikshmërisë.

“Edhe pse janë marrë këto masa numri i të infektuarve është gjithnjë në rritje dhe mendoj që nuk kanë qenë aq efikase lidhur me zvogëlimin e numrit të rasteve. Mbetet te IKSHPK dhe ekspertët që të vlerësojnë këto çështje”, tha Haskuka.

Ai thotë se koncentrimi duhet të shkojë drejt zbatimit të masave individuale.

“Unë që nga fillimi kam qenë që ne të shkojmë në edukimin e popullatës në aspektin e asaj që popullata të mbrohet me masa individuale ngase masat kolektive në shumë vende të botës nuk kanë treguar efekt”, shtoi ai.

“Duhet të koordinohen të gjitha masat, s’ka kurrëfar ekefkti karantinimi pas orës 19:00. Nuk duhet të marrim masa vetëm sa për “sy e faqe” por masa efektive’, theksoi Haskuka.

Ai kërkoi që në komunën e Prizrenit të bëhen më shumë teste në këtë komunë. Ai gjithashtu u ankua se ndodh që deri në pesë ditë nuk dalin rezultatet e testeve.

pese-persona-te-lenduar-nga-nje-aksident-trafiku-ne-istog

Pesë persona të lënduar nga një aksident trafiku në Istog

Aksident në Istog, lëndohen pesë persona.

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Istog.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth ores 17:15 në rrugën Gurrakoc-Istog ka ndodhur një aksident trafiku ndermjet dy veturave. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, por sipas ekipit mjekësor janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.

arben-gashi-tregon-arsyet-e-humbjes-se-ldk-se-ne-podujeve

Arben Gashi tregon arsyet e humbjes së LDK-së në Podujevë

Arben Gashi tregon arsyet e humbjes së LDK-së në Podujevë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të strukturave të partisë në selinë e këtij subjekti politik. Ai e ka komentuar edhe humbjen në zgjedhjet e djeshme në Podujevë.

Gashi është pyetur edhe nëse është zbehur fuqia e Agim Veliut në parti pas kësaj humbje, ndërsa ka thënë se ai vazhdon t’i mbajë pozitat e njëjta.
“Nuk di çka konsiderojmë zbehje të fuqisë politike. Z. Veliu vazhdon t’i mbajë të njëjtat pozicione politike që i ka pasë”, tha Gashi.

Shefi i GP të LDK-së paraprakisht tha se ka dy arsye për rezultatin e keq në këto zgjedhje.

“Është rezultat i gjendjes së shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe rezultat i një situate kur kemi një shkëputje të njërit nga kandidatët e LDK-së dhe kjo ka ndikuar që të ketë njëfarë pakënaqësie”, tha Gashi.