drenica-prishtina,-formacionet-zyrtare

Drenica- Prishtina, formacionet zyrtare

Prishtina synon këndelljen me fitore ndaj Drenicës, formacionet zyrtare.

Drenica dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

Klubi më i trofeshëm kosovar është mysafir i Drenicës në takimin e javës së dhjetë, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” nga ora 13:30.

Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani vjen pas dy humbjeve radhazi dhe synojnë këndelljen me një fitore ndaj Drenicës.

Në anën tjetër, ekipi i Bledar Devollit vjen nga një fitore e madhe Trepçës ’89 dhe duan ta vazhdojnë serinë pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Bejta, Zeqaj, Dumani, Miftaraj, Morina, Elshani, Zabergja, Tahiri, Hamiti.

Prishtina: Jelic; B.Krasniqi, Bekteshi, Muça, Mici; Boshnjaku, Zyba; Mankenda, E.Krasniqi, John; Shillova.