erdogan-flet-per-termetin-ne-izmir:-deri-me-tani-kemi-58-te-vdekur-dhe-896-te-lenduar

Erdogan flet për tërmetin në Izmir: Deri më tani kemi 58 të vdekur dhe 896 të lënduar

Erdogan për tërmetin në Izmir: Deri më tani kemi 58 të vdekur dhe 896 të lënduar.

Ka shkuar në 58 numri i viktimave nga tërmeti në Izmir të Turqisë.

Kështu ka bërë të ditur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një tubimi.

Duke deklaruar se deri tani kishte 58 vdekje dhe 896 të plagosur në tërmet, Erdogan tha, “Ne jemi të vendosur të shërojmë plagët e vëllezërve tanë nga Izmiri”.

Ndërsa deri me tani 896 persona kanë mbetur të lënduar nga ky tërmet me magnitudë 6.6, i cili tronditi Izmirin të premten, raporton AA, përcjell lajmi.net.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmiri.

Gjithsej 682 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.

Ad

You might also like