grante-per-167-te-rinj-ndan-mkrs-ja

Grante për 167 të rinj ndan MKRS-ja

MKRS-ja ndan grante për 167 të rinj.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë grante për start-up për 167 të rinj, të cilët janë përzgjedhur përfitues të konkursit që kishte hapur ministria.

Në njoftimin e MKRS-së thuhet se këto aplikime kanë ardhur si rrjedhojë e trajnimeve që MKRS ka mbështetur në fushën e ndërmarrësisë për të rinj, ku të rinjtë pas trajnimeve për ndërmarrësi kanë pasur mundësi që pastaj të aplikojnë për grante të ndryshme.

“Në komplet fushën e ndërmarrësisë janë trajnuar 755 të rinj në trajnime profesionale për përgatitje për treg të punës, 500 për trajnime në ndërmarrësi”.

“Numri i të rinjve të trajnuar e ka tejkaluar numrin e paraparë prej 400 sa parashihej duke shkuar në 1255. Ky është numri më i madh i granteve start-up që ka përkrahur MKRS ndonjëherë”.

“Dumoshi me këtë rast uron të gjithë përfituesit dhe shprehet shumë e lumtur që si Ministri kanë arritur të përkrahin kaq shumë të rinj dhe të kontribuojnë në ngritjen e tyre profesionale”, thuhet në njoftim.