imami-kosovar-dhe-rabini-shqiptar-behen-bashke,-luten-per-kosoven-dhe-kombet-e-tjera

Imami kosovar dhe Rabini shqiptar bëhen bashkë, luten për Kosovën dhe kombet e tjera

Bëhen bashkë Imami kosovar dhe Rabini shqiptar, luten për Kosovën dhe kombet e tjera.

Imami i Prishtinës, Labinot Maliqi, ka pritur në takim Rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York-u.

Maliqi ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, me ç’rast kanë bërë edhe disa lutje.
“Së bashku me rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan, e bëmë një lutje të përbashkët për Kosovën, Izraelin, Palestinën, Gazan dhe për të gjitha kombet e botës”, shkruan imami.