llapi-pas-humbjes-nga-drenica-paralajmeron-largimin-nga-superliga

Llapi pas humbjes nga Drenica paralajmëron largimin nga Superliga

Llapi paralajmëron largimin nga Superliga.

Llapi ka paralajmëruar me largim nga Superliga në shenjë pakënaqësie ndaj FFK-së në krye me Agim Ademin.

Përmes një njoftimi në Facebook, Llapi ka bërë të ditur që sonte, urgjentisht do të mblidhet kryesia e klubit, siç kanë shkruar ata “dhe do të shqyrtohet seriozisht vazhdimi i garave”.

Gjithçka po ndodh pas humbjes së Llapit 1-2 në ‘Zahir Pajaziti’.

Pas përfundimit të ndeshjes, klubi nga Podujeva u ankua në ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje, duke pretenduar se atyre u është bërë e padrejtë në disa raste nga gjyqtari kryesor i takimit, Visar Kastrati.

Komunikata e Llapit:

Kryesia e K.F. Llapi mbledhet sonte urgjentisht dhe do të shqyrtoj seriozisht vazhdimin e garave.

Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje që kemi investuar shumë në futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit.

E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më, ne do të vazhdojmë të investojmë në futboll por jo në këtë kohë që për kundërshtarë në fushën e lojës kemi këso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve.