pioli-ben-deklaraten-e-papritur-per-zlatan-ibrahimovicin

Pioli bën deklaratën e papritur për Zlatan Ibrahimovicin

Pioli ka bërë një deklaratë të papritur për Zlatan Ibrahimovicin.

Stefano Pioli ka lavdëruar Zlatan Ibrahimovic pas golit që suedezi shënoi në fitoren 1:2 në udhëtim te Udinese.

Milan mori tre pikë nga udhëtimi te Udinese, me Ibrahimovic që shënoi golin e fitores.

Pioli pas ndeshjes, ka thënë se Ibra është shumë i rëndësishëm, ku ndihmon në rritjen e skuadrës së re të Milanit.

“Ibra e di se sa është i rëndësishëm për përmirësimin e shokëve të tij të skuadrës”, ka deklaruar Pioli.

“Ai e di që rruga është e gjatë, ne duam t’i kapërcejmë këto sfida që na ndihmojnë të përmirësohemi në çdo këndvështrim”.