presidenti-thaci-nuk-ndahet-prej-zyrtareve-te-pdk-se

Presidenti Thaçi nuk ndahet prej zyrtarëve të PDK-së

Presidenti nuk ndahet prej zyrtarëve të PDK’së, aty edhe Grabovci.

Abelard Tahiri, i ka bërë reklamë Presidentit Hashim Thaçi, i cili vazhdon të qëndrojë kryesisht me zyrtarët e PDK’së. Deputeti i partisë së tretë në Kosovë ka thënë se është krenar me themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e të pranishmëve shihet edhe Adem Grabovci, ish-zyrtar i PDK’së i njohur në aferën “Pronto”.

“Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran”, ka shkruar Tahiri.

Dy prej ish-themeluesve të UÇK’së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, janë hetuar nga Prokuroria Speciale derisa në verën e këtij viti ky institucion propozoi aktakuzë ndaj tyre.

Ende nuk dihet nëse është konfirmuar apo hedhur poshtë një aktakuzë e tillë.

Presidenti Thaçi i ka shpeshtuar takimet kohëve të fundit edhe me Ramush Haradinajn, i cili po kërkon të bëhet Shef i Shtetit pasi këtë pozita ta lirojë ish-Kryetari i PDK’së.