shtate-te-vdekur-nga-koronavirusi-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një njoftimi, përcjell ORAinfo.

“Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”-thuhet në njoftim.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 688./ORAinfo/