telashe-per-real-madrid,-konfirmohet-nje-rast-me-koronavirus

Telashe për Real Madrid, konfirmohet një rast me koronavirus

Një pozitiv me COVID-19 në skuadrën e Real Madridit.

Më shumë probleme për Zinedine Zidanen.

Një lojtar nga ekipi i parë ka dalë pozitiv për COVID-19 pas testeve para ndeshjes me Interin.

Protokolli i UEFA përcakton se nëse një futbollist nuk rezulton negativ në testin e dytë gjashtë orë para ndeshjes, s’ka gjasa të paraqitet.

UEFA kërkon një provë të PCR një ose dy ditë para çdo ndeshje në Chmapions dhe Europa League.

Për shkak të rastit pozitiv të pazbuluar kush është, MARCA raporton se Reali ka bërë të tjera teste dhe janë në pritje të rezultateve.

Këtë pasdite, të dielën, do të kryhet një provë e dytë edhe për lojtarin e prekur për të ditur nëse është vërtet i infektuar me koronavirus apo është thjesht një alarm i rremë.

Mos të harrojmë se Real Madrid Castilla nuk kanë qenë në gjendje të luajë ndeshjen e saj të dielën në Segunda B pasi tre pozitive u zbuluan në ekipin e Raúl Gonzales.