elif-qe-u-shpetua-65-ore-pas-termetit,-shtrohet-ne-spital,-kjo-eshte-gjendja-e-saj

Elif që u shpëtua 65 orë pas tërmetit, shtrohet në spital, kjo është gjendja e saj

Vogëlushja Elif, që u shpëtua 65 orë pas tërmetit, shtrohet në spital, kjo është gjendja e saj.

Vogëlushja 3-vjeçare Elif Perinçek, e cila u shpëtua rreth 65 orë pas tërmetit në Izmir të Turqisë, dërgoi përshëndetje nga njësia e kujdesit intensiv ku ajo trajtohet në spitalin e Universitetit Ege.

Në pamje të parë, vogëlushja Elif e cila është nën kujdes intensiv për shkak të masave paraprake, vërehet se i ka sytë e hapura dhe se në shtratin e saj, ku merr mbështetje me oksigjen, gjithashtu ka edhe lodra.

Universiteti Ege ka ndarë pamjet nga shtrati i Elifit dhe ka njoftuar se trajtimi i vogëlushes vazhdon me kujdes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Edhe nëna e Elifit, Seher Dereli Perinçek, kishte mbetur për nën rrënoja, prej nga u nxor një ditë pas tërmetit bashkë me 3 fëmijët e saj. Njëri nga fëmijët, djali Umut Perinçek humbi jetën, ndërsa ndërkohë vazhduan punimet për të gjetur nën rrënoja edhe fëmijën tjetër Elif Perinçek.

Kur Elifi u nxorr nga rrënojat e tërmetit, vogëlushja mbante të kapur gishtin e njërit prej punonjësve të kërkim-shpëtimit.

Ad

You might also like