infektohet-me-koronavirus-mikrobiologu-lul-raka

Infektohet me koronavirus mikrobiologu Lul Raka

Është infektuar me koronavirus, mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka.

Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka ka njoftuar se është infektuar me coronavirus.

Raka në një shkrim të bërë në Facebook ka shkruar se me COVID-19, është infektuar edhe bashkëshortja e tij.

“Të nderuar/a. Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë)”, ka pohuar ai.

Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes të rasteve me COVID-19, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 486 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 697. Nga dita e sotme (2 nëntor) në fuqi kanë hyrë edhe masat e reja kufizuese.