kryediplomatja-kosovare-vizite-zyrtare-ne-gjermani,-takime-me-autoritetet-e-larta-gjermane

Kryediplomatja kosovare vizitë zyrtare në Gjermani, takime me autoritetet e larta gjermane

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë nga homologu gjerman Heiko Maas.

“Sot Ministrja Haradinaj-Stublla do të takojë zyrtarë të lartë nga Zyra e Kancelares, Ministria Federale për Punë të Brendshme dhe Ministria Federale e Komunikacionit/Transportit dhe Digjitalizimit, ndërsa nesër do të pritet nga homologu, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Kryediplomatja, në takimet që do të zhvillojë në Berlin me autoritetet e larta të Gjermanisë, do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, dialogun Kosovë-Serbi, dhe zhvillimet politike në rajon”, thuhet në njoftim.